Abazi: BDI mashtroi se gjuha shqipe do të jetë obligative për nxënësit maqedonas

Maqedonia

Abazi: BDI mashtroi se gjuha shqipe do të jetë obligative për nxënësit maqedonas

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:22
Bujare Abazi

Bujare Abazi nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sot përmes një pres konference për shtyp akuzoi BDI-në se nuk ka mbajtur premtimin parazgjedhor që gjuha shqipe do të bëhet obligative edhe për nxënësit maqedonas, me konceptin e ri për shkollat fillore.

“Ne si koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa rikujtojmë se premtimet e BDI-së ishin që në konceptin e ri për shkollat fillore, gjuha shqipe të mësohet si lëndë obligative dhe jo fakultative, ashtu siç njoftoi para disa ditëve ministrja e Arsimit, Mila Carovska.

Duke marrë parasysh se me konceptin e ri do të kemi më shumë se 20 lëndë zgjedhore, probabiliteti për të zgjedhur nxënësit gjuhën shqipe është në një përqindje shumë të vogël për të mos thënë zero.

Nëse mendohet se me këtë zgjidhje po bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, shtrohet pyetja përse për nxënësit shqiptar gjuha shqipe duhet të jetë obligative. Pse mos të jetë edhe gjuha shqipe për nxënësit shqiptarë lëndë zgjedhore”, tha Bujare Abazi nga koalicioni ASH-AAA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat