Boçvarski: Në kushte pandemie, MTL mbetet motori i ekonomisë së brendshme

Maqedonia

Boçvarski: Në kushte pandemie, MTL mbetet motori i ekonomisë së brendshme

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Blagoj Boçvarski

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve deri në fund të vitit do të ketë investime kapitale në nivel prej 80 përqind, siguron Ministri Blagoj Boçvarski.

Ai theksoi se edhe në kushtet e krizës, projektet nuk ngadalësohen, por implementohen me intensitet edhe më të madh. Tregues i kësaj, siç theksoi ai, është rritja e sektorit të ndërtimit në tremujorin e tretë me 3.4 përqind, si dhe fakti që pothuajse në të gjitha ndërmarrjet e ndërtimit nuk ka largime nga puna.

Kemi hyrë në një periudhë kur kriza e pandemisë kishte ndikim të fortë në dinamikën e ndërtimit të projekteve kapitale, por me punë të përkushtuar dhe menaxhim të mirë, nuk lejuam të ndalojmë.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, edhe në kushtet e kësaj krize shëndetësore, mbetet motori i ekonomisë së brendshme”-tha Bllagoj Boçvarski Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat