Padi penale për pronarin e një lokali në Pirok të Tetovës, shkeli masat anti-Kovid

Maqedonia

Padi penale për pronarin e një lokali në Pirok të Tetovës, shkeli masat anti-Kovid

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ndaj 45 vjeçarit G.P. nga fshati Pirok i Tetovës, pronar i një lokali do të ngritët padi penale, për shkak se ka shkelur masat anti-Kovid të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19.

“Mbrëmë (23 dhjetor) efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë konstatuar se një restorant në Pirok të Tetovës, në pronësi të personit G.P. 45-vjeç, kishte qenë duke punuar pas kohës së lejuar dhe kishte pasur disa persona brenda lokalit.

 Për këtë shkak ndaj pronarit të objektit do të përgatitet parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal për veprën penale “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.

I njëjti sot (23 dhjetor) është thirr në Stacionin Policor të Tetovës për dokumentim të rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat