Çairit iu shtua edhe një zonë e re rekreative,Muzafer Haruni – Capi!

Maqedonia

Çairit iu shtua edhe një zonë e re rekreative,Muzafer Haruni – Capi!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
foto nga vendi ngjarjes

Komuna e Çairit sot lëshoi në përdorim zonën e re rekreative që e krijoi në afërsi të terrenit sportiv në parkun e lagjes Fushë Topanë. Në këtë zonë janë vendosur rekvizita të reja sportive, si dhe do të bëhet shpalosja e pllakës që do të mbajë emrin “Parku Rekretiv Muzafer Haruni – Capi”.Në këtë ngjarje krahas kryetarit të komunës Visar Ganiu, mori pjesë edhe deputeti, kryetari i parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, bashkëveprimtarët e Мuzaferit, deputetë, funksionarë dhe banorë të lagjes!

Ja postimi i polotë i kryetarit të Çairit Visar Ganiu:

Do të mbajë emrin e aktivistit të njohur të së mirës shoqërore Muzafer Haruni – Capi! Sa bukur duket parku i ri rekreativ që krijuam në lagjen Fushë Topanë ku kemi vendosur tabelat e reja të ping pongut!  

Nga sot do të mbajë emrin e aktivistit të mirënjohur për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zhvillimin e sportit në komunën tonë Muzafer Haruni – Capi, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij në shërbim të së mirës shoqërore!

Familjen Haruni e nderuam sëbashku me kryetarin e parë të Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, bashkëveprimtarët e Мuzaferit, deputetë, funksionarë dhe banorë të lagjes!

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat