Prilep: Gjendet i pajetë trupi i personit që dje rezultoi i zhdukur në lumin e Drenit

Maqedonia

Prilep: Gjendet i pajetë trupi i personit që dje rezultoi i zhdukur në lumin e Drenit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Lumi i Drenit

Është gjetur trupi i pajetë i një burri që mbrëmë rezultoi i zhdukur në Lumin e Drenit, njoftojnë nga policia duke shtuar se për momentin nuk mund të japin detaje në lidhje me rastin dhe se ekipi mjekësorë duhet të kryej detyrimet.

Një banorë i fshatit Dren theksoi se tërë natën policia, vendasit si dhe persona të tjerë kanë marrë pjesë në kërkim përgjatë lumit.

“Lumi i Drenit papritmas u rrit dje. Bashkë me të kanë qenë edhe dy të tjerë.

Donin ta kalonin lumin me xhip. Lumi tërhoqi xhipin. Dy personat e tjerë kanë shpëtuar”, tha një banorë i fshatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat