MPB dorëzon kallëzime penale ndaj dy personave

Maqedonia

MPB dorëzon kallëzime penale ndaj dy personave

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Departamenti për Punë të Bbrendshme Gostivar, sot (31 dhjetor) deri në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave B.M (18) nga fshati Sence e Gostivarit dhe L.D. (23) nga Kërçova, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale ,,Vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 nga Kodi Penali.

Personi i parë i paditur penalisht dyshohet se gjatë këtij viti me forcë ka thyer dyert në gjashtë shtëpi në fshatin Sence dhe ka vjedhur gjësende, kurse L.D. dtshohet se ka qenë i involvuar në një vjedhje të rëndë në fshatin Sence, me ç’ rast kanë vjedhur armë zjarri si dhe pajisje tjera dhe aparate.

Gjësendet e vjedhura janë gjetur tek të dyshuarit dhe janë kthyer pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat