Në Maqedoni ka 18.798 raste aktive me koronavirus, shumica nga Shkupi

Maqedonia

Në Maqedoni ka 18.798 raste aktive me koronavirus, shumica nga Shkupi

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:32
Foto Ilustrim

Aktualisht janë 18.798 të infektuar aktiv me coronavirus në vend, dhe shumica e tyre janë nga Shkupi.

Konkretisht, në kryeqytet janë 11.009 persona të sëmurë aktiv me Covid-19, pason Tetova me 830 të infektuar.

Strumica është në vendin e tretë me 597 raste aktive, e ndjekur nga Gostivar-536, Manastir-530, Prilep-529, Kavardari-527, Kumanova-509, Ohri-506 dhe Velesi me 474 raste aktive.

Pak më poshtë listës janë Struga-316, Shtip-230, Kërçova-217, Koçani-209 dhe Resnja-143, Dibra-125, Kriva Pallanka-122 dhe Radovishi me 111 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat