Në Maqedoninë e Veriut katër zanate me ulje të TVSH-së prej 18 në 5 përqind

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut katër zanate me ulje të TVSH-së prej 18 në 5 përqind

Më: 2 janar 2021 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut katër kategori të shërbimeve do të shfrytëzojnë ulje të TVSH-së prej 18% në 5%, si mbështetje për zhvillimin e tyre.

“Në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Tatimin mbi vlerën e shtuar, nga një janari i vitit 2021 te shërbimet e zanateve do të zbatohet shkalla e taksës prej 5%”, kanë sqaruar nga Drejtoria për të ardhura publike.

Këtë të drejtë do ta shfrytëzojnë shërbimet e regjistruara si zanate në përputhje me Ligjin për zanate.

Kategoria e shërbimeve që do të shfrytëzojnë këtë të drejtë janë: riparimi i biçikletave, këpucëve dhe prodhimeve të lëkurës, qepja dhe arnimi i veshjeve të shtëpive dhe shërbimet e floktarisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat