Gjobiten funksionarët e BDI-së për mosmbajtje të maskës

Maqedonia

Gjobiten funksionarët e BDI-së për mosmbajtje të maskës

Më: 7 janar 2021 Në ora: 15:11
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të brendshme shqiptoi gjobë për mosmbajtje të maskës për 15 funksionarë të BDI-së.

Ata më 4 janar u mblodhën në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve pa mbajtur largësi dhe maska dhe duke festuar ditëlindjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Nga MPB për ‘Fokus’ vërtetuan se gjobat janë shqiptuar dhe se si për të gjithë qytetarët ashtu edhe për funksionarët vlen rregulla nëse paguhen brenda 8 ditësh, dënimi nga 20 do të jetë në 10 euro.

Ndryshe, Bujar Osmani më 4 janar publikoi një fotografi në ‘Facebook’ në të cilën ishin prezent funksionarët e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat