ASH-AAA: A ndryshoi BDI qëndrim në lidhje me Ligjin për shtetësinë

Maqedonia

ASH-AAA: A ndryshoi BDI qëndrim në lidhje me Ligjin për shtetësinë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 15:58
ASH-AAA

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se është e panevojshme të propozohet një Ligj tjetër për shtetësinë. Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi që ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se Qeveria do të përgatisë një propozim ndryshim të Ligjit për shtetësinë.

Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët theksoi se LSDM, BDI dhe OBRM-PDUKM, përmes deputetëve të tyre mund të propozojnë amendamente dhe të paraqesin ide për propozim Ligjin.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se askush nuk ka kërkuar mendim nga MPB.

“Dje ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se Qeveria do të përgatisë një propozim ndryshim të Ligjit për shtetësi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se kjo deklaratë e ministrit është tendencioze me qëllim sabotimin dhe pengimin e miratimit të propozim Ligjit tonë që veç më është në procedurë parlamentare. Vlerësojmë se është absolutisht e panevojshme që të propozohet një Ligj tjetër kur dihet se edhe LSDM, BDI dhe VMRO përmes deputetëve mund të propozojnë amendamente dhe të paraqesin ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë mos të vonojmë zgjedhjen e këtij problemi. Kërkojmë nga LSDM që publikisht të deklarohen nëse e mbështesin propozim Ligjin e koalicionit ASH-AAA.

Pas deklaratës së djeshme të ministrit Spasovski se mendimi negativ i MPB-së e ka mbështetjen edhe të zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi, kërkojmë nga BDI të deklarohet nëse ka ndryshime në qëndrimin e tyre për Ligjin për të cilën u deklaruan se do ta mbështesin. Por edhe ti sqarojë opinionit nëse Oliver Spasovski flet edhe në emër të BDI-së si partner koalicioni sepse këtë e pamë dje se si u soll me zëvendësin e tij Nazim Bushi”, deklaroi Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat