Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni, vaksina paralajmërohet në fund të muajit janar

Maqedonia

Bie numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoni, vaksina paralajmërohet në fund të muajit janar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Situata me virusin në vend po stabilizohet ngadalë. Autoritetet shpresojnë që kjo prirje rënëse të vazhdojë dhe presin dozat e para të vaksinave të arrijnë deri në fund të janarit.

Vaksina e parë që mbërrin në vend është vaksina Pfizer, ndërsa tjetra që do të merret në konsideratë është vaksina AstraZeneka.

833 mijë doza të vaksinave për mbi 400 mijë qytetarë duhet të arrijnë në vend përmes mekanizmit COVAX.

Sipas Venko Filipçes, si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta me kompaninë “Pfizer”, priten 800 mijë doza shtesë, dhe një pjesë pritet nga mekanizmi i solidaritetit – shpërndarja një përqindje të caktuar të vaksinave të prokuruara nga vendet anëtare të BE-së.

Me vaksinat që duhet të vijnë nga të gjithë mekanizmat, 1.2 milion qytetarë në vend do të vaksinohen, më saktësisht 60 përqind e popullsisë. Pritjet e autoriteteve shëndetësore janë që ata të arrijnë imunitet kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat