Osmani në Athinë/ Dendias: Zbatimi marrëveshjes së Prespës, kusht për të mbështetur integrimin në BE

Maqedonia

Osmani në Athinë/ Dendias: Zbatimi marrëveshjes së Prespës, kusht për të mbështetur integrimin në BE

Më: 14 janar 2021 Në ora: 20:29
Foto gjatë takimit

Kreu i diplomacisë greke Nikso Dhendias e ka pritur homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Bujar Osmani menjëherë pas takimit te tij me presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropoulou, qe hapi një sere takimesh me udhëheqjen e larte greke ne Athine, ne qendër te te cilave ishte progresi i marrëdhënieve bilaterale pas Marrëveshjes së Prespës, situata në rajon dhe perspektiva evropiane e vendeve te Ballkanit Perëndimor.

Pothuajse dy vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, ka nevoje për me shume përparim ka deklaruar ministri i Jashtëm Dhendias duke theksuar se duhet te kete zbatim dhe përdorim të qëndrueshëm të emrit dhe terminologjisë nga të gjitha institucionet publike dhe private, përfshirë faqet e internetit, si dhe ka kërkuar heqjen e diellit te Vergines nga të gjitha hapësirat publike dhe ndryshimin e emrave të rrugëve dhe institucioneve qe mbajnë ende emrin e vjetër.

“Greqia është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në mënyrë që të mbështesë përpjekjet e ndërmarra nga vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet për anëtarësim në BE. Por në këtë kontekst, më lejoni të theksoj se mënyra për të siguruar progresin që ne kërkojmë është zbatimi i plotë, i qëndrueshëm dhe ne mirëbesim i marrëveshjes së Prespës”, u shpreh ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias

Gjate takimit, dy ministrat e Jashtëm nënshkruan tre Memorandume të veçanta, te Bashkëpunimit në fushën e Edukimit Diplomatik, në sektorin e Mbrojtjes Civile dhe ate te investimeve dhe tregtisë së jashtme mes ndërmarrjeve “Enterprise Greece dhe Invest North Macedonia. Aspekt i rendesishem i takimeve ishin edhe efektet e pandemisë, ndërsa Greqia ,sipas Dhendias, po ben perpjekje , brenda BE, të sigurojë furnizimin me vaksina per Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit.

“Unë pres që në periudhën e ardhshme, veçanërisht duke ulur masat kufizuese të pandemisë, të forcojmë bashkëpunimin e përgjithshëm të ndërsjellë, si dhe te zbatojmë aktivitetet e përcaktuara në planin tone te veprimit”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut

Takimi i fundit i vizitës një ditore te z. Osmani ne Athine ka qene ai me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis I cili I ka shprehur z. Osmani ne veçanti kujdesin e Athinës ne zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, sektorit energjetik si dhe mbështetjen për perspektiven europiane , duke i theksuar nevojën për zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat