Ilire Dauti: Aleanca mb ështet nismën për uljen e TVSH së për energjinë elektrike

Maqedonia

Ilire Dauti: Aleanca mb ështet nismën për uljen e TVSH së për energjinë elektrike

Më: 16 janar 2021 Në ora: 08:54
Ilire Dauti

Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti, ka thënë se opozita shqiptare mbështet kërkesën e iniciativës qytetare “Boll më” për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%.

“Nëse keni ndjekur debatet tona, Aleanca për Shqiptarët edhe vetë ka propozuar që nëse duam të ju ndihmojmë qytetarëve, duhet të ju ndihmojmë sinqerisht dhe një prej atyre mënyrave të sinqerta është përmes uljes së TVSH-së së energjisë elektrike.

Prandaj çdo iniciativë e tillë është e mirëseardhur dhe e mbështetur nga ana jonë, sepse edhe për kushte normale do të ishte mirë të ndodhte një gjë e tillë, e jo më për kushte pandemie ku e dijmë se ekonomitë familjare kanë pasur rënie të konsiderueshme dhe kemi humbje të mbi 40 mijë vendeve të punës.

Prandaj, nëse duam vërtetë të ju ndihmojmë qytetarëve, Qeveria duhet që propozimet për uljen e TVSH-së t’i shqyrtojë seriozisht”, ka thënë deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilire Dauti për gazetën lajm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat