Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 19 pacientë, gjithsej mjekohen 284

Maqedonia

Në covid-qendrat në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 19 pacientë, gjithsej mjekohen 284

Më: 20 janar 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 19 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 284 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikat Interne ka pasur gjashtë pranime të pacientëve, në qendrat kovid në SPQ “8 Shtatori” tetë, ndërsa në Klinikën Infektive pesë.

Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 28 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 17 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 23 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 16 pacientë me simptoma të koronavirusit, në qendrën covid në Klinikën e Nefrologjisë për momentin janë shtruar 16 pacientë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë të shtrirë janë 16 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë gjithsej 93 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 82 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle janë 21 pacientë.

Gjithsej 284 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 136 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat