Carovska pret që në shkurt të definohet koncepti për arsim fillor

Maqedonia

Carovska pret që në shkurt të definohet koncepti për arsim fillor

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:58
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska pret që deri në shkurt të përfundojë koncepti për arsim fillor i cili në shtator duhet të fillojë në klasat e para dhe të katërta.

Ajo u shpreh e kënaqur për shkak se koncepti definohet nëpërmjet debatit dhe me pranim të propozimeve konstruktive.

Për nesër, siç tha ajo, planifikon takim me përfaqësues të akademisë, ndërsa sot bisedoi edhe me një pjesë të mësimdhënësve në arsimin e mesëm.

Ajo përsëri qëndrimin se koncepti i ri nuk do të thotë se nuk do të mësohet historia maqedonase.

“Askund në koncept nuk shkruan se nuk do të mësohet historia maqedonase”, tha Carovska.

Ajo tha se rezultatet e testimeve të brendshme dhe të huaja tregojnë analfabetizëm funksional te nxënësit e Maqedonisë.

“Nxënësit tonë nuk janë më pak inteligjentë nga nxënësit tjerë, vetëm ju duhet arsim cilësor që do t’i çojë në krye”, tha Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat