Mbyllet një lokal në Gazi Babë, nuk ka respektuar orarin e punës

Maqedonia

Mbyllet një lokal në Gazi Babë, nuk ka respektuar orarin e punës

Më: 24 janar 2021 Në ora: 20:24
Ilustrim

Mbrëmë në orën 21:40 gjatë një kontrolli në një lokal në Gazi Babë, policët kanë konstatuar se lokali nuk ka respektuar orarin e punës.

Sipas raportit policor, në lokal janë gjetur gjashtë persona të cilët edhe janë privuar nga liria.

Nga MPB sot bënë të ditur se objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Dhe po ashtu do të parashtrohet edhe kallëzim penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat