LSDM: Regjistrimi do të mbahet në pranverë, OBRM-PDUKM të mos manipulojë me qytetarët

Maqedonia

LSDM: Regjistrimi do të mbahet në pranverë, OBRM-PDUKM të mos manipulojë me qytetarët

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:59
LSDM

Regjistrimi i popullsisë, i cili do të mbahet në pranverë për herë të parë pas 19 vjetëve, ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe për krijimin e politikave dhe strategjive të ardhshme shtetërore, ekonomike, shëndetësore, arsimore, kulturore, thelbësore për përparimin e vendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Ligji për Regjistrim, i miratuar nga Kuvendi, garanton mirëmbajtjen e këtij operacioni të rëndësishëm statistikor sipas standardeve ndërkombëtare, sipas standardeve të Eurostat. Sjellja shkatërruese e OBRM-PDUKM-së në lidhje me mbledhjen e nënshkrimeve dhe thirrjes së qytetarëve për të bojkotuar regjistrimin është një sjellje jashtëzakonisht anti-shtetërore.

OBRM-PDUKM po manipulon qytetarët dhe i inkurajon ata të mos binden ndaj ligjeve, megjithëse e di se ata që nuk duan të regjistrohen do të ndëshkohen”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja i bën thirrje opozitës që të mos partizojë regjistrimin dhe të mos përfshijë qytetarët për poenë partiake, sepse për të gjithë është e qartë se sa i rëndësishëm është ky operacion statistikor dhe sa e madhe është detyra e të gjithë qytetarëve të investojnë në zbatimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat