Akuzohen vëlla e motër, sulmuan fizikisht policin në detyrë

Maqedonia

Akuzohen vëlla e motër, sulmuan fizikisht policin në detyrë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek Gjykata Penale ka ngritur procedurë kundër dy personave (vëlla e motër) nga Shkupi të cilët ë 20 janar të këtij viti kanë sulmuar një policë në detyrë. 21 vjeçari i akuzuar dhe e motra e tij 22 vjeçe më 20 janar në orët e mbrëmjes kanë sulmuar një polic i cili ka qenë duke i kryer detyrat e tija zyrtare në kuadër të stacionit policor të Bit Pazarit.

“Zyrtari policor bashkë me një koleg të tijin kanë tentuar të legjitimojnë të akuzuarin, i cili u ka thënë se nuk ka me vete dokumente personale, pas çka ka filluar përplasje verbale mes tyre.

Kur i është thënë se duhet të dërgohet në stacionin policor për të konfirmuar identitetin e tij, i akuzuari ka filluar të rezistoj dhe është dhënë në ikje. Kur policia e ka kapur dhe ka asgjësuar atëherë motra e të akuzuarit është vënë në mbrojtje të vëllait dhe ka goditur me grushte policët. Pas çka edhe i akuzuari i parë ka filluar ta godas me grushte policin duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të dy personat ngarkohen për sulm ndaj personit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat