Spasovski në takim me Dedaj: Bashkëpunim i shkëlqyer në mes MPB-së së Kosovës dhe RMV-së

Maqedonia

Spasovski në takim me Dedaj: Bashkëpunim i shkëlqyer në mes MPB-së së Kosovës dhe RMV-së

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:03
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot kishte takim pune me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në të cilin ambasadori u falënderua për mbështetjen që MPB-ja i jep ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës veçanërisht shtetasve të Kosovës, si dhe për solidaritetin e shprehur përmes formave të ndryshme, me theks në elementin humanitar dhe sjelljen profesionale të nëpunësve policorë.

Siç kumtoi MPB-ja, ambasadori Dedaj e theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm midis dy ministrive të Punëve të Brendshme të të dyja vendeve që do të duhet të thellohet edhe intensifikohet, duke e konfirmuar edhe në këtë rast mbështetjen e Kosovës për Republikën e Maqedonisë së Veriut në pjesën e fillimit të negociatave me BE-në, me shpresë që procesi do të zhvillohet në drejtim të mirë edhe krahas pengesave që ekzistojnë në rrugë.

Ministri Spasovski tha se një nga prioritetet e Qeverisë, por edhe të ministrisë është krijimi i një bashkëpunimi miqësor me vendet fqinje dhe me vendet në rajon.

“Bashkëpunimin e rëndësishëm që të dy ministrisë e kanë është rezultat i marrëveshjeve tashmë të nënshkruara dhe protokolleve që rregullojë pjesë të madhe nga fushat e sigurisë së brendshme, por se Ministria edhe në të ardhmen është e hapur për thellimin e bashkëpunimit”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat