Opozita maqedonase interpelancë edhe për Nikollovskin dhe Mariçiqin

Maqedonia

Opozita maqedonase interpelancë edhe për Nikollovskin dhe Mariçiqin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 14:01
Kuvendi i Maqedonisë

Opozita maqedonase do të dorëzojë në kuvend interpelancë edhe për zv.kryeministrin për Anti-korrupsion Ljupço Nikollivski dhe për ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Deputetja Gordana Siljanovska tha se të dhënat e fundit të “Transparency International” se Maqedonia ndodhet në vendin 111 si vend i korruptuar, “dridhën vendin më shumë se tërmetet e fundit që ndodhën kohëve të fundit”.

Siljanovska tha se Ministri që duhet të luftoj korrupsionin dhe ministri i drejtësisë janë më të përgjegjshëm për situatën e këtillë.

Ajo shtoi se më mirë do të ishte të kishte dorëheqje nga ministrat.

Ndërsa për interpelancën ndaj Nikolla Dimitrovit, Kuvendi sot vendosi që të diskutohet të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat