Carovska: Secila shkollë do të organizohet për t’i kompensuar orët e humbura të maturantëve

Maqedonia

Carovska: Secila shkollë do të organizohet për t’i kompensuar orët e humbura të maturantëve

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:21
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska so tha se për shkak të orëve të humbura gjatë bojkotimit të mësimit, shkollat do të riorganizohet dhe do t’i kompensojnë orët e humbura me maturantët.

Ajo përsëriti qëndrimin se të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen në fakultet duhet të kenë dhënë provimin e maturës shtetërore.

Sipas saj, obligimi i Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Maqedonisë është zbatimi i kësaj mature sipas afateve ligjore.

“Çdo shkollë ka mënyra se si do t’i kompensojë orët e humbura, si çdoherë kur ka pamundësi për t’u ndjek mësimi. Edhe këtë herë do të riorganizohen”, tha mes tjerash Carovska./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat