Drejtori prof.dr. Festim Halili realizon takim me ministrin prof.dr. Jeton Shaqirin

Maqedonia

Drejtori prof.dr. Festim Halili realizon takim me ministrin prof.dr. Jeton Shaqirin

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 23:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori Gjeneral – NP RADIODIFUZIONI NACIONAL, Prof. Dr. Festim Halili sot ka realizuar një takim me ministrin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Prof.Dr Jeton Shaqiri.

“Sot, pata kënaqësinë të mirëpres në takim Prof.Dr. Jeton Shaqiri, ministër i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

 Inicimi i projekteve të përbashkëta në interes të përgjithshëm publik dhe në të mirë të qytetarëve.
 Zhvillimi i planeve vjetore, si dhe aftësimi dhe avancimi i burimeve njerëzore.

Njëherit, falënderoj ministrin, që MSHIA do të mbështes plotësisht NP Radiodifuzionin Nacional në proceset e digjitalizimit të proceseve dhe zbatimin e politikave në drejtim të bashkërendimit të aktiviteteve në harmoni të plotë me Agjendën Evropiane për Digjitalizim në Ballkanin Perendimor”, shkruan Festim Halili.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat