Carovska: Me bursat do t’i mbështesim profilet profesionale që i kërkon tregu i punës

Maqedonia

Carovska: Me bursat do t’i mbështesim profilet profesionale që i kërkon tregu i punës

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Profilet që do të mësohen në arsimin e mesëm profesional i përshtaten nevojave të sektorit real, me çka e modernizojmë arsimin, ndërsa me politikat për bursa të nxënësve nga profesionet teknike do të inkurajojmë zgjedhjen mu të atyre që do t’ju mundësojnë punësimin më të madh të të rinjve. Këtë e tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Kavadar, ku vazhduan konsultimet për nevojën e hapjes së profileve dhe paraleleve të reja në shkollat e mesme profesionale në vendin, nga viti i ardhshëm shkollor. Në takimin morën pjesë kryetarët e komunave të Kavadarit dhe Negotinës, Mitko Jançev dhe Toni Dellkov, përfaqësues të shkollave të mesme, të kompanive lokale dhe odave ekonomike.

“Këto takime organizohen nën moton ‘Mëso me mençuri dhe, puno me profesionalizëm’ dhe me mbështetje të Ambasadës Zvicerane. Ideja është e përbashkët, përmes dialogut social, të përcaktojmë se cilat janë profilet që do të hapen për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale në vitin shkollor 2021/2022. Deri më tani kemi mbajtur tre takime, ky është i katërti dhe ato treguan se kompanitë kanë nevojë të diskutojnë me Ministrinë dhe me komunat dhe me shkollat e mesme dhe se me vendosjen modulare të arsimit të mesëm profesional mund të bëhen kombinime që të mund profilet të shërbejnë në më shumë kompani”, deklaroi Ministrja Carovska.

Me këtë mënyrë, vetëm e ulim dialogun në nivelin lokal, që t’i përcaktojmë nevojat dhe t’i shërbejmë ato, shtoi Carovska, duke theksuar se me vendosjen e paraleleve me arsim të dyfishtë ose me periudhë të caktuar nga arsimi të kalohet në kompani, ndërsa i përcaktuar në shkollë, do të fitojmë fuqi punëtore të kualifikuar por edhe të motivuar.

“Pres që në fund nga të gjitha debatet, shkollat të dërgojnë kërkesa në MASH për të hapur profilet që janë përcaktuar në këto takime dhe ato të bëhen realitet në vitin e ardhshëm shkollor”, deklaroi Ministrja.

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Jançev tha se pret që përmes debateve të shihen nevojat reale nga kuadri profesional i kualifikuar për këtë rajon, i cili do të korrespondojë me nevojat e tregut të punës.
“Pas analizave të bëra dhe pas përfundimit të këtyre debateve, do të merret pamje reale për nevojat nga profile të reja të kuadrit, si dhe nevojë të ketë rikualifikim të atyre ekzistuese në këto degë të sektorit të biznesit aty ku është e nevojshme. Për këtë çështje roli i odave ekonomike është i madh, që veçanërisht duhet të jenë lidhje e arsimit me sektorin e biznesit,” deklaroi Jançev.

Vetëqeverisja lokale e Negotinës tashmë ka kontaktuar me një pjesë të kompanive të shumta me qëllim të marrë vizion të qartë ku duhet të lëvizë komuna në fushën e arsimit, tha Kryetari i Komunës Dellkov, duke treguar se realizimi i tillë i parakohshëm i nevojave të sektorit të biznesit do të jap fryt në vitet e ardhshme.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat