Bilanci ditor nga Covid-19: Tetë të vdekur dhe 404 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Bilanci ditor nga Covid-19: Tetë të vdekur dhe 404 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.727 testime kurse janë regjistruar 404 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 180, Ohër – 32, Kavadar – 19, Kumanovë – 16, Manastir, Strumicë dhe Strugë nga 15, Prilep – 11, Tetovë – 10, Veles – 9, Shtip – 8, Dibër dhe Resnjë nga 7, Koçanë, Gjevgjeli dhe Dellçevë nga 6, Gostivar – 5, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Radovish, Berovë, Probishti dhe Vallandovë nga 4, Krushevë – 2, Sveti Nikollë, Demir Hisar, Makedonski Brod, Kratovë, Makedonska Kamenicë dhe Dojran nga 1 rast.

Janë regjistruar 101 pacientë të shëruar.

Në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 8 persona. Bëhet fjalë për 2 pacientë nga Shkupi (53, 60vj) dhe nga 1 pacient nga Shtipi (70vj), Struga (88vj), Strumica (55vj), Dibra (67vj), Radovishi (79vj) dhe Berovë (83vj).

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 94.599, numri I të shëruarve është 83.735, kurse I viktimave – 2.916. Për momentin shënohen 7.948 raste aktive.

Në nivel vendi, deri më tani, janë bërë gjithsejt 468.845 testime për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat