Carovska në izolim, ka pasur kontakte me person të infektuar me coronavirus

Maqedonia

Carovska në izolim, ka pasur kontakte me person të infektuar me coronavirus

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 19:25
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska është në izolim.

Kjo për shkak të kontaktit me një person pozitiv, informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës për AIM-në.

Për shkak kësaj debati publik për organizimin e maturës shtetërore nga Klubi i Çështjeve të Rinisë dhe Politikave, i cili do të mbahet nesër, do të marrë pjesë një përfaqësues nga Ministria e Arsimit.

Ndryshe rastet në Maqedoni me Covid-19 kanë filluar të shënojnë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat