Mickoski kritikon pakon: Nuk ndihmon qytetarët, jep mundësi qeverisë për të vjedhur

Maqedonia

Mickoski kritikon pakon: Nuk ndihmon qytetarët, jep mundësi qeverisë për të vjedhur

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Hristijan Mickoski

Sipas liderit të VMRO-së opozitare Hristijan Mickoskit, pako e re e masave e masave me të cilat siç tha po lavdërohet Qeveria është i pa zhvilluar dhe nuk do t’i përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve, por është një plaçkitje e re e shtetit, derisa biznesi dhe qytetarët vuajnë.

Mickoski theksoi se ashtu si deri tani që nuk ka pasur ndihmë, por ka pasur vjedhje sepse pushteti ka premtuar miliarda euro, ndërsa vetë Fatmir Bytyqi ka thënë se ndihma për qytetarët dhe për ekonominë ka qenë jo më shumë se 350 milion euro, që donë të thotë se  dikush vodhi 650 milion eurot e mbetura.

“Mbështetja e biznesmenëve dhe kompanive, ata thanë se do të jepnin hua pa interes dhe më pas nën presionin e opozitës dhe publikut  shtuan se në shkurt dhe mars në varësi të rënies së të ardhurave do të japin kompanitë stimul shtesë për punonjësit duke filluar nga 14,500 denarë për rënien më të vogël të fitimit deri në 21,000 denarë për një rënie më të madhe”, shtoi më tej Mickoski.

Kjo sipas tij, duhet të zgjas për gjithë vitin 2021, sepse shihet qarët sipas tij se ekonomia e Maqedonisë  do të jetë në krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat