Presidenti i Maqedonisë së Veriut uron popullin e Kosovës në gjuhën shqipe për 13-vjetorin e Pavarësisë

Maqedonia

Presidenti i Maqedonisë së Veriut uron popullin e Kosovës në gjuhën shqipe për 13-vjetorin e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:39
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Penarovski

Presidenti Stevo Pendarovski i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së presidentes në Kosovë, Vjosa Osmanin për përvjetorin e 13-të të shpalljes së pavarësisë.

Pendarovski shkruan se Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë për të pasur marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim.

Postimi në Twitter

Qytetarëve të Kosovës dhe Vjosa Osmanit ua uroj Ditën e Pavarësisë.

Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Kosova do t’i përparojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, në frymën e përpjekjeve të përbashkëta për një Evropë demokratike dhe me prosperitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat