Gjorçev: Zaev dhe Filipçe janë përgjegjës për tre mijë vdekjet nga koronavirusi

Maqedonia

Gjorçev: Zaev dhe Filipçe janë përgjegjës për tre mijë vdekjet nga koronavirusi

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Vllatko Gjorçev

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish ka dalë me akuza në drejtim të pushtetit për menaxhimin e gjendjes me coronavirusin.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie Vllatko Gjorçev, në konferencë për shtyp tha se Zaevi dhe Filipçe janë përgjegjës për 3 mijë jetët e humbura nga COVID-19.

“Po ndodh vdekja më e madhe në histori të pavarësisë së Maqedonisë. Për fat të keq, me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen, Maqedonia zyrtarisht e ka kaluar numrin 3 mijë të vdekjeve nga COVID-19. Ky nuk është numër, por janë jetë njerëzish”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se nuk është normale që në Maqedoni të ketë mbi tre mijë të vdekur nga COVID-19.

“Kjo është katastrofë humanitare, njerëzore, është tragjedi që na ndodh para syve. Njëkohësisht për këtë ka edhe përgjegjës, dhe ata quhen Zoran Zaev dhe Venko Filipçe”, tha Gjorçev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat