Kyuchyuk: Përmes besimit dhe bisedimeve deri tek zgjidhja për një të ardhme më të mirë

Maqedonia

Kyuchyuk: Përmes besimit dhe bisedimeve deri tek zgjidhja për një të ardhme më të mirë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:55
lhan Kyuchyuk

Eurodeputeti lhan Kyuchyuk sheh mundësi të mëdha në marrëdhëniet bullgaro-maqedone, për shkak të të cilave, theksoi ai, besimi në mes të dy vendeve duhet të rikthehet, përmirësohet, pas së cilës është e mundur gjetja e gjuhës së përbashkët për të gjitha çështjet e hapura. Bllokada, theksoi ai, nuk i ndihmon në asnjë mënyrë as BE-së, as dyja vendeve.

“Ne si politikanë jemi të detyruar t’i vendosim marrëdhëniet bullgaro-maqedone dhe çështjet rajonale, si dhe ato evropiane në një perspektivë shumë më të mire”, deklaroi eurodeputeti, i cili është raportues për vendin në Parlamentin Evropian.

Ai, në një bisedë për “Trilling” në televizionin “24 lajme”, gjithashtu nënvizoi se besimi në Marrëveshjen, duhet të rikthehet, sepse, siç thekson, është bazë e mirë për zgjidhjen e disa çështjeve historike dhe për vendosjen e një perspektive të re për të dy vendet.

“Zgjidhje kompromisi është ajo që do të pranohet mirë. Nëse ka vullnet, mund të gjendet. Këtë e meritojnë popujt e të dy vendeve”, tha Kyuchyuk.

Sipas tij, në ndërtimin e besimit dhe tejkalimin e çështjeve të hapura, është shumë e rëndësishme të lini mënjanë nacionalizmat.

“Nacionalizmi pengon jashtëzakonisht shumë. Këtu po flas për dy nacionalizmat, njëri këtu në Shkup, tjetri në Sofje. Ai kurrë nuk ka krijuar miqësi, por urrejtje dhe padurueshmëri ndaj njëri-tjetrit”, tha eurodeputeti, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai duhet të shmangët dhe të ndërtohen miqësi, partneritet dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilat, siç thotë ai, do të përfitojnë të gjithë.

Eurodeputeti bullgar Ilhan Kyuchyuk realizoi vizitë dy-ditore në vend, gjatë së cilës ai ishte planifikuar të takohej me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin, presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev, përfaqësues të grupeve parlamentare dhe përfaqësues të tjerë shtetëror-politikë. Vizita u realizua në prag të votimit për Propozim-ligjin për Republikën e Maqedonisë të Veriut në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, si temë qendrore e të gjitha takimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat