Policia shqipton 62 dënime për tejkalim shpejtësie në Kumanovë dhe Likovë

Maqedonia

Policia shqipton 62 dënime për tejkalim shpejtësie në Kumanovë dhe Likovë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Në aksionin e përforcuar të policëve të SPB Kumanovë janë shqiptuar 62 dënime për tejkalim shpejtësie.

“Policët e SPB Kumanovë kishin kontrolle të përforcuar për të dënuar shoferët që tejkalojnë shpejtësinë në Kumanovë dhe Likovë.

Janë dënuar 62 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetet me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara”, njoftojnë nga policia.

Ata shtojnë se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete dhe po ashtu ka pasur edhe kundërvajtje tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat