LSDM: Përpjekjet dëshpëruese të Mickoski për mbledhjen e nënshkrimeve nuk do ta anulojnë regjistrimin

Maqedonia

LSDM: Përpjekjet dëshpëruese të Mickoski për mbledhjen e nënshkrimeve nuk do ta anulojnë regjistrimin

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM vazhdon me politikën destruktive dhe të papërgjegjshme që të punojë kundër qytetarëve dhe kundër shtetit”.

“Në kohën kur shteti, pas gati 20 viteve që po përgatitet për regjistrim, OBRM-PDUKM me në krye Mickoskin po përpiqet që ta bllokojë këtë operacion statistikor”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nisma për mbledhjen e nënshkrimeve kundër Ligjit për regjistrim nuk do ta ndalojnë këtë proces i cili është i rëndësishëm për qytetarët dhe të ardhmen e shtetit.

“Regjistrimi do të mbahet këtë pranverë, do të zbatohet sipas standardeve ndërkombëtare dhe më në fund, shteti do të ketë të dhëna të sakta dhe të plota”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat