Certifikatat për ndihmën e parë i jep vetëm Kryqi i Kuq, ankohen shtëpitë e shëndetit: Ky është monopolizim

Maqedonia

Certifikatat për ndihmën e parë i jep vetëm Kryqi i Kuq, ankohen shtëpitë e shëndetit: Ky është monopolizim

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Borislaf Josifovski

Me ndryshimet e ligjit për siguri në komunikacion në Maqedoni, dhënien e certifikatave për ndihëm e parë për kandidatët për shofer tani mund ta jep vetëm Kryqi i kuq.

E për shkak kësaj ankohen shtëpitë shëndetësore të cilat paraprakisht kanë qenë të licencuara nga Ministria e shëndetësisë për ta dhënë këto certifikata.

Mjeku i licencuar për ndihmën e parë, Borislaf Josifovski, thotë se më këtë ligj është krijuar monopol, pasi janë dëmtuar 9 shtëpi shëndetësore.

“Është tipike kur kemi ndryshime ligjore, ka pasur konsultime gjashtë muaj në një atmosferë tipike dhe ishim të befasuar të gjithë kur pamë se jemi përjashtuar nga licencimi dhe ekskluziviteti iu është dhënë vetëm Kryqit të kuq”, tha Josifovski.

Pyetem në Ministrinë e Shëndetësisë, por nga atje na thanë që të drejtohemi në MPB. E në përgjigjen e MPB-së nuk sqarohet se pse u pamundësohet shtëpive shëndetësore që ta japin këtë licencë.

“Ndryshimi i ligjit, i cili i referohet këtij trajnimi që do të kryhet vetëm nga Kryqi i Kuq, rregullohet nga neni 163 i Ligjit për ndryshimet në Ligjin për Sigurinë e trafikut rrugor”, thanë nga MPB-ja.

Shtëpitë shëndetësore të cilët janë të licencuara thonë se nuk do ta lënë me kaq dhe se betejën e tyre do ta vazhdojnë që të largohet, siç thonë ky monopol që është duke u krijuar me ndryshimet ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat