Ruskovska: Më gëzon fakti që Mijallkov u paraqit vet

Maqedonia

Ruskovska: Më gëzon fakti që Mijallkov u paraqit vet

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:01
Vilma Ruskovska

Prokurorja Vilma Ruskovska në konferencë për shtyp tha se e gëzon fakti se ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov është paraqitur në PTHP.

Ajo sqaroi se Mijallkov ka kërkuar që të paraqitet në Prokurori. Ruskovska foli edhe për tërheqjen e kërkesës për paraburgim.

“Aq sa kam informacione, kanë biseduar për atë temë me prokurorin Ljubomir Joveski. I njëjti është pajtuar. Për këtë arsye është tërhequr kërkesa”, tha Ruskovska duke shtuar se ajo sërish mendon nëse duhet të kërkohet paraburgim.

Ruskovska po ashtu sqaroi se nuk ka pasur komunikim me qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat