Zakharieva: Po bëhen përpjekje që t’i çojmë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zakharieva: Po bëhen përpjekje që t’i çojmë vaksinat në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:14
Ekaterina Zakharieva

Ministri Bujar Osmani sot kishte takim në Sofje me homologen e tij, Ekaterina Zakharieva.

Siç njoftojnë nga MPJ-, në takim janë shqyrtuar aktualitetet me coroanvirusin dhe mënyrat se si dy vendet realizojnë bashkëpunimin me menaxhimin e këtyre sfidave.

“Zakharieva vërtetoi se po bëhen përpjekje për gjetjen e mënyrës për çuarjen e vaksinave të premtuara në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e takimit.

Në vazhdim u bisedua për Planin aksionar për bashkëpunim të ndërsjellë, mundësi për finalizimin e tij, në funksion të dakordimit të Marrëveshjes eventuale të Konferencës së dytë ndërqeveritare mes dy qeverive, bashkëkryesues të së cilës janë dy Ministrat Osmani dhe Zaharieva.

Bashkëbiseduesit shprehën mirënjohje nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe shfrytëzuan rastin edhe për shkëmbime të mendimeve dhe tema tjera nga interesi i përbashkët i të dyja palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat