Oliver Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Maqedonia

Oliver Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 16:12
Oliver Spasovski: Nuk ka asnjë marrëveshje me Mijallkovin

Janë absolute tezat që tani po ngrihen se dikush ka rënë dakord me dikë për një rast të veçantë, mendoj se po mohohen njëra pas tjetrës ose përjashtohen nga njëra-tjetra.

Nëse dikush ka rënë dakord me dikë, për çfarë është rënë dakord, të shpëtojë ose të kthehet para drejtësisë, cila është marrëveshja që është e ligjshme dhe me kë ishte e ligjshme?”, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve.

“Nuk do të ketë marrëveshje me askënd, dhe kushdo që ka marrë ndonjë vendim në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit, duhet të sillet para drejtësisë në çdo kohë dhe të mbajë përgjegjësi.

Absolutisht, ne kemi treguar tani, dhe që nga fillimi kur procedurat u hapën, se drejtësia duhet të jetë për të gjithë në këtë vend, pavarësisht se kush është ai dhe çfarë pozicioni mban. Gjithçka çka kanë bërë institucionet tani me arrestimin e Mijallkovit dhe pamundësinë për t’i shpëtuar drejtësisë”, tha Spasovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat