Regjistrimi i popullsisë/ Osmani takon Simevskin dhe Selamin: Nga 1 marsi fillon operacioni statistikor

Maqedonia

Regjistrimi i popullsisë/ Osmani takon Simevskin dhe Selamin: Nga 1 marsi fillon operacioni statistikor

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot mbajti takim pune me të gjithë shefat e përfaqësive diplomatiko konsullore, me qëllim përgatitjen për zbatimin e aktiviteteve sipas kompetencave të tyre lidhur me Regjistrimin. Në takim morën pjesë edhe Drejtori dhe zv/Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simevski dhe Ilmi Selami.

Osmani informoi për kompetencat ligjore të Ministrisë së Punëve të Jashtme duke iu referuar rolit aktiv në zbatimin e Regjistrimit personave kompetent në shërbimet e PDK-ve, si dhe detyrimin e rrjetit diplomatik për mbështetjen e Entit për Statistikë për informimin në lidhje me procesin e diasporës.

“Nga 1 marsi fillon ky operacion i rëndësishëm statistikor, pikërisht me ju si diplomat dhe për familjet tuaja; në mënyrë shtesë, procesi i njëjtë do të duhet të zbatohet edhe për personat që jetojnë jashtë vendit për çfarëdo lloj arsye. Në 50 ditët në vijim kjo duhet të jetë prioriteti më i lartë në punën e rrjetit diplomatik, me qëllim që të sigurojmë kushte përkatëse organeve për regjistrim të kryejnë këtë obligim”, theksoi Osmani.

“Më vjen keq që sjellja e ligjit u vonua për shkaqe të paarsyeshme, që si institucione na solli në situatë që me tempo të përshpejtuar të përgatitemi që me kualitet t’i presim detyrat. Megjithatë, nga ju pres kapacitete të jashtëzakonshme të rrjetit diplomatik për t’i kapërcyer këto sfida dhe t’u sigurojmë mbështetje organeve për regjistrim”, pohoi Osmani.

Osmani kujtoi edhe riorganizimin e ri të Qeverisë, ku kompetenca të jashtëzakonshme për çështjet lidhur me diasporën, u transferuan në kuadër të kompetencave të MPJ-së. Në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Jashtme ka zgjeruar kapacitetet organizative të Ministrisë, përmes krijimit të njësive shtesë organizative për diasporën, që do të jenë kompetente për të gjitha çështjet që lidhen me shtetasit tanë jashtë vendit.

“Regjistrimi është shembull i mirë përmes rolit tonë proaktiv për të demonstruar përgjegjshmëri dhe përkushtim ndaj diasporës, që ka rol të rëndësishëm në proceset e përgjithshme të vendit. Është e rëndësishme të krijojmë kushte të qëndrueshme për bashkëpunim, për komunikim të shpejtë dhe afërsi, duke arritur qëllimin kryesorë- diaspora të jetë pjesë e pandarë e vendit”, theksoi Osmani.

Personat që banojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kurse gjatë kohës së zbatimit të regjistrimit janë në detyrë në përfaqësitë diplomatike konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit dhe të anëtarëve të familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me ta jashtë vendit do të realizohet në periudhën nga 01 marsi deri më 15 mars të vitit 2021, ndërsa vetë regjistrimi i popullatës jorezidente dhe i të gjithë shtetasve të tjerë që banojnë jashtë vendit për çfarë do arsye do të fillojë nga 1 marsi dhe do të zgjasë deri më 21 prill, 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat