Kallëzim Penal për tetë shtetas të Maqedonisë që kanë pasur PCR test të rremë

Maqedonia

Kallëzim Penal për tetë shtetas të Maqedonisë që kanë pasur PCR test të rremë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Tetë kallëzime penale janë parashtruar për personat të cilët në vendkalimin kufitar “Deve Bair” kanë treguar PCR test të falsifikuar.

Siç njoftojnë nga MPB, kallëzime penale kanë marrë E.M (34), F.H.M (33), të du nga fshati Vrapçisht i Gostivarit, E.I (29) dhe Xh.I (29) nga Gostivari, N.A nga Kondova, V.B (22) dhe A.M (35) nga Studeniçani dhe B.S (25) nga Shkupi.

Ata akuzohe për falsifikim të dokumentit.

Gjithashtu edhe per mosveprim sipas rregullave dhe udhëzimeve shëndetësore gjatë pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat