Filipçe: Nuk ka lloj të coronavirusit nga Afrika e Jugut, 70% e të infektuarve janë me llojin birtanik

Maqedonia

Filipçe: Nuk ka lloj të coronavirusit nga Afrika e Jugut, 70% e të infektuarve janë me llojin birtanik

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 19:43
Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në intervistën e tij tha se në Maqedoni nuk ka asnjë rast me llojin e coronavirusit nga Afrika e Jugut.

“Nuk është regjistruar rast me llojin nga Afrika e Jugut, ndërsa sipas laboratorisë ‘Zhan Mitrev”:, 70% e të infektuarve janë me llojin britanik”, tha Filipçe.

Ndryshe lloji britanik ka bartshmëri më të lehtë dhe për këtë shkak mund të infektojë më shumë persona.

Sa i përket rritjes së numrit të rasteve ditore, ministri Filipçe tha se kjo është për shkak të motit të mirë dhe në kohën e fundit nuk respektohen masat për mbrojtje nga coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat