Mijalkovi u paraqit sot në Gjykatën Penale për rastin “Thesari”

Maqedonia

Mijalkovi u paraqit sot në Gjykatën Penale për rastin “Thesari”

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:52
Sasho Mijallkov

Pasi kaloi fundjavën në burgun e Shutkës, Sasho Mijallkov sot përsëri është sjellë në sallën e gjyqit. Vazhdoi rasti “Thesari” për prokurimin e pajisjeve të përgjimit përmes kompanisë “Finzi”. Gjykimi ishte i shkurtër. U dëgjua një dëshmitar. Gjykata caktoi fjalët përmbyllëse më 22 dhe 29 mars, pas çka pason edhe aktvendimi. Mijallkovin e kthyen në Shutkë. Javën e kaluar, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi për përgjegjësi për arratisjen e Mijallkovit ndërsa sot e përsëriti se hetimi për ndonjë lëshim të mundshëm duhet të vazhdojë. Detajet është dashur t’i jep prokuroria.

Për vazhdën e hetimit do të mund t’ju tregojë Prokuroria Publike, sepse Prokuroria po kryen hetim për të gjithë pjesëmarrësit në procedurë- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Sot pyetëm në prokurori, deri ku është hetimi për arratisjen e Mijallkovit. Nga atje na u drejtuan me përgjigje identike si katër ditë më parë.

Prokuroria

“Ndaj urdhrave ende po veprohet. Nëse, duke vepruar sipas urdhrave të lëshuar, Ministria e Brendshme siguron prova dhe identifikon autorët e veprës penale, Prokuroria do të ndërmarrë ndjekje penale në përputhje me kompetencat e saja ligjore”

Ndërsa hetimi për arratisjen ende vazhdon, drejtori për ekzekutimin e sanksioneve, Marjan Spasovski, garanton se Mijallkovi do të jetë i sigurt në burgun në Shutkës.

Është përgatitur plan konkret për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, posaçërisht për shëtitjen dhe të respektohen të gjitha protokollet e sigurisë në mënyrë që të mos ndodhë asnjë incident- pohoi Marjan Spasovski, Drejtor i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Ministri i drejtësisë, Bojan Maraçiq konfirmoi se është ministri i parë që ka marrë informacion nga një prokuror se është e mundur që Mijalkov të përgatitet për arratisje. Ka kërkuar që të kontrollohen informacionet. Nuk ndjen përgjegjësi për arratisjen e tij, sepse ministria që ai e drejton nuk ka dhënë mundësi për të lëshuar urdhra në polici dhe prokurori, por vetëm për të raportuar për informacionet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat