Incident i armatosur në Gjorçe Petrov, plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Maqedonia

Incident i armatosur në Gjorçe Petrov, plagoset djali i ish-kreut të BFI-së

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Para pak çastesh në lagjen Gjorçe Petrov te rrethrrotullimi në afërsi të kishës ka ndodhur një konflikt i armatosur.

Jozyrtarisht mësohet se ka mbetur i plagosur një inspektor i MPB-së me iniciale Z.R.

Sipas burimeve jozyrtare bëhet fjalë për djalin e ish-kreut të BFI-së. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policore dhe po hetojnë rastin.

Ndërkohë i plagosuri Z.R. është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat