Mickoski i bën thirrje diasporës edhe pse këtu mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrim

Maqedonia

Mickoski i bën thirrje diasporës edhe pse këtu mbledh nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrim

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:29
Hrisitjan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski sot i bëri thirrje diasporës maqedonase që të regjistrohet masovikisht edhe pse ai vazhdon të mbajë qëndrimin se ky operacion statistikor është jolegjitim.

“OBRM-PDUKM për tetë ditë ka mbledhur mbi 100 mijë nënshkrime nga qytetarë që janë të pakënaqur me mënyrën se si po udhëhiqet regjistrimi. OBRM-PDUKM do të vazhdojë të udhëheqë me luftën kundër qeverisë mafioze nga brenda në institucione për anulimin e regjistrimit dhe në ndërkohë dhe në të njëjtën kohë nuk do këtë operacion nuk do ta devalvojmë”, shkruan Mickoski.

Mickoski i bën thirrje diasporës që të regjistrohet masovikisht.

Ndryshe, nga sot mërgata sot mund të regjistrohet ndërsa regjistrimi do të zgjasë në 50 ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat