Simovski: Regjistrimi dhe metodologjia janë në harmonizim me standardet evropiane

Maqedonia

Simovski: Regjistrimi dhe metodologjia janë në harmonizim me standardet evropiane

Më: 1 mars 2021 Në ora: 20:46
Apostol Simovski

Apostol Simovski, drejtor i Entit për statistikë mendon se pohimi i vazhdueshëm i opozitës se ky regjistrim, ligj dhe metodologji nuk janë në harmonizim me standardet evropiane, ka rënë në ujë javën e kaluar kur Eurostati me një deklaratë publike të zëdhënësit i përgënjeshtroi dhe i potencoi se ligji dhe metodologjia janë tërësisht në harmonizim me standardet ndërkombëtare.

Prandaj, tha Simovski, nuk dua të futem në diskutime që lëvizin në drejtim që regjistrimi të mos jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe që lë hapësirë për manipulim.

Ai në emisionin 24 Analiza, foli edhe për regjistrimin e diasporës, i cili është mundësuar në këtë regjistrim.
Vendi ynë, tha Simovski, ka një problem të madh me daljen e qytetarëve dhe për shkak të kësaj ne mendojmë që emigrantët duhet tër egjistrohen.

Sot filloi faza e parë e Regjistrimit të Popullsisë, Familjeve dhe Banesave me regjistrimin e punonjësve në misionet diplomatike dhe konsullore dhe familjet e tyre, diasporën, anëtarët e ushtrisë jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët.

Simovski theksoi se nesër do të ketë të dhëna zyrtare se sa persona janë regjistruar sot. Nesër, siç shpjegoi ai, duhet të miratohen protokollet shëndetësore, sipas të cilave do të kryhet i gjithë procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat