Grubi: Qeveria do të respektojë parimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat në sektorin privat

Maqedonia

Grubi: Qeveria do të respektojë parimin e përfaqësimit të drejt dhe adekuat në sektorin privat

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:11
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar se në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin që gjatë zbatimit të programeve dhe masave të punësimit të respektohen të gjitha parimet themelore të nevojshme.

“Gjatë seancës së sotme, qeveria e RMV-së miratoi vendimin për respektim e parimit të përfaqësimit të drejt dhe adekuat të të gjitha kategorive shoqërore në SEKTORIN PRIVAT.

Sa i përket kombësisë, gjinisë, religjionit, racës në pajtim me standardet e parapara nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës”, ka shkruar Grubi.

Sipas Grubit, sot në Qeveri është miratuar edhe inkurajuar edhe zhvillimi i barabartë në përputhje me të dhënat e Byrosë për Zhvillim Rajonal dhe nivelin e zhvillimit të rajoneve planifikuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat