Shkup: Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lidhja ndëkombëtare”

Maqedonia

Shkup: Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lidhja ndëkombëtare”

Më: 3 mars 2021 Në ora: 09:05
Shkup: Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lidhja ndëkombëtare”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona të tjerë.

Rastin e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremovska dhe gjendet ë procedurën e dëshmive.

Për këtë rast përveç themeluesit të kësaj organizate, Bojan Jovanovski (Boki 13) akuzohen edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Jasna Ercegoviq.

Të akuzuarit, megjithatë, u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat