MSH-Maqedoni: Te një pacientë i ardhur nga Zanzibar është zbuluar lloji i ri i virusit britanik

Maqedonia

MSH-Maqedoni: Te një pacientë i ardhur nga Zanzibar është zbuluar lloji i ri i virusit britanik

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas analizave të bëra sot nga ASHAM të mostrave nga pacienti i cili u kthye nga Zanzibari disa ditë më parë, u zbulua prania e llojit britanik të virusit SarsCov2

Një analizë e pacientit të dytë i cili gjithashtu udhëtoi në Zanzibar do të kryhet nesër.

Ai është pozitiv për coronavirus dhe është shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se Komisioni për Sëmundjet Infektive do të propozojë karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpi për personat që vijnë nga të gjitha vendet e Afrikës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat