Menduh Thaçi sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur lideri i PDSH-së

Maqedonia

Menduh Thaçi sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur lideri i PDSH-së

Më: 3 mars 2021 Në ora: 17:42
Menduh Thaçi

Menduh Thaçi ka lindur më 3 mars të vitit 1965 në Tetovë. Ai e kreu shkollën fillore dhe ate të mesme si i shkëlqyeshëm në vendlindje. Më tej, ai vazhdoi studimet në Prishtinë ku u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë – Dega Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës. PDSH përmes një komunikate për media ka numëruar se cilat kanë qenë aktivitetet e Thaçit nga aktivitetet ilegale në aktivizimin publik politik në Maqedoninë e Veriut.

Cili ishte aktiviteti i Menduh Thaçit përgjatë viteve?

– Menduh Thaçi që nga viti 1982 hyri në organizatë ilegale duke u marrë me aktivitete kundër regjimit të atëhershëm jugosllav.

– më 1989 në mënyrë aktive si organizator dhe pjesëmarrës i demonstratave në Prishtinë

– më 1990 kyçet në partinë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni – Partia për Prosperitet Demokratik

– më 1993 zgjidhet kryetar i PPD-së dega Tetovë, dega më e madhe e partisë

– më 1994 mbahet kongresi i ndarjes -udhëheqësia e atëhershme e PPD-së devijoj rrugën duke u renditur me elementet neo-komuniste jugosllave

-Sjell Arbën Xhaferrin nga Prishtina dhe e bën kryetar të partisë së tij që u quajt – Partia për Prosperitet Demokratik Shqiptar PPDSH

– kjo lëvizje e tij nga maqedonasit dhe jo vetëm, u njoh si “Thaçizëm” që nënkuptonte të gjithë ata që janë kundër regjimit, pro interesave shqiptare

– më 1998 bëhet pjesë e qeverisë dhe njihet si shqiptari më i fuqishëm në Maqedoni, duke menaxhuar krizën e refugjatëve të shqiptarëve nga Kosova po atë vit

– mbështetës i fuqishëm i luftës çlirimtare në Kosovë me të gjitha variantet, metodat dhe mjetet

– Menduh Thaçi e përcjell solemnisht Hashim Thaçin – komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kazerma e Tetovës me helikopterin e NATO-s për në Kosovë

– Dekorohet me çmimin “Urdhëri i Pavarësisë” nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës

– më 2001, Ali Ahmeti dhe grupi i tij me konflikt të armatosur e rrëzon nga pushteti

– më 2006 përsëri kthehet në pushtet

– më 2008 “rrëzon” veten nga pushteti. Rrëzon qeverinë sepse kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë, Nikolla Gruevski rrefuzon t’ia ndërrojë emrin shtetit. Kusht ky për hyrjen e Maqedonisë në NATO, në samitin e Bukureshtit (2008)

– më pastaj filluan çarjet në partinë e tij, ish funksionar të joshur nga pushteti largohen dhe krijojnë parti

– Menduh Thaçi vazhdimisht i mund ata dhe si të tilla eliminohen nga skena politike

– para votuesëve ka qenë pretendent për zëvendëskryeministër me këmbëngulje për të aplikuar demokracinë konsensuale në Maqedoninë e Veriut

– Menduh Thaçi është bashkëpjesëmarrës indirekt dhe direkt i aktiviteteve ndërkombëtare si ajo e Rambujesë, Marrëveshja e Ohrit dhe së fundi ajo e Përzhinos.

Kjo është vetëm një përmbledhje e shkurtër e Menduh Thaçit”, kanë njoftuar PDSH përmes një komunikate për media. (INA)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat