Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

Maqedonia

Ambasada e Gjermanisë dhuroi pajisje me vlerë prej 25.000 euro për Klinikën e Kardiologjisë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Klinika për Kardiologji mori pajisje me vlerë prej 25.00 euro nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Nëpërmjet projektit të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë janë furnizuar defibrilatorë, aparatet që janë të cilat janë të rëndësishme pasi që një numër i madh i pacientëve të cilët kanë KOVID-19 mund të zhvillojnë tromboembolizëm masive.

Ky projekt është në kuadër të iniciativës së Qeverisë së Gjermanisë nga viti 2020 për ndihmë të shteteve të Ballkanit Perëndimor në kohë të pandemisë së KOVID-19.

Me qëllim që të ruhen sa më shumë jetë njerëzish, në vitin 2020 klinikat e Maqedonisë së Veriut nga e mbarë bota janë përkrahur me pajisje të ndryshme me vlerë prej 274.000 eurove.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat