Bujar Osmani në takim me prijësit fetar: Koordinim për regjistrimin e popullsisë

Maqedonia

Bujar Osmani në takim me prijësit fetar: Koordinim për regjistrimin e popullsisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:51
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me prijësit fetar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të cilën u diskutua për rrjedhën e aktiviteteve rreth Regjistrimit 2021, që ka filluar nga data 1 mars të realizohet për disa kategori të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve edhe diaspora.

Sipas njoftimit, takimi u mbajt në Klubin e deputetëve dhe në të morën pjesë Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Simovski, Drejtori i Komisionit për Bashkësi Fetare dhe Grupe Religjioze, Sotirovski dhe Drejtori i Agjencisë për Emigracion, Bliznakovski.

“I ftova prijësit fetar në takim dhe i njoftova me procesin, t’i prezantojmë aktivitetet tona, dhe gjithsesi t’i porosisë për mbështetje morale, një lloj thirrje publike nga ana e tyre me qëllim aktivitetin më të gjerë, më bazik të qytetarëve tonë në procesin e Regjistrimit. Bashkësitë fetare kanë rrjet të zhvilluar në qendra të shumta nëpër botë ku jetojnë qytetarë tanë, si dhe autoritet të theksuar mes diasporës sonë dhe kontributit të tyre për suksesin e këtij procesi e vlerësoj shumë të rëndësishëm. Kishim bisedë frytdhënëse, kam kënaqësi që sot siguruam mbështetje të rëndësishme që do të kontribuojë në informimin më të gjerë të diasporës sonë”, theksoi Osmani.

Në këtë drejtim ishte edhe Drejtori i Agjencisë për Emigracion, si institucion kompetent, me rrjet të gjerë të kontakteve që i kanë me mërgimtarët, me shoqatat dhe organizatat e tyre. Përfshirja e tyre me aktivitete dhe logjistikë e drejtuar ka diaspora do të nënkuptonte kontribut për sukses të këtij procesi.

Osmani në takim foli edhe për rëndësinë e përfshirjes së diasporës, për vet-regjistrimin e tyre, për masovitetin e këtij procesi, që do të jetë në dobi të marrjes së një pasqyre më të mirë për shpërndarjen e qytetarëve tanë jashtë vendit, dhe në këtë kontekst potencoi:

“Do të fitojmë pasqyrë për komunikimin e tyre me vendin, si dhe për nevojat e tyre nga shërbimet e shtetit; do të kemi pasqyrë për ambiciet e tyre, si në vendet ku jetojnë, ose edhe më mirë, për potencialet ose mundësitë që të kthehen në vend; do të marrim informacion edhe për strukturën e tyre demografike, arsimore e sociale. Të gjithë këto janë informacione të rëndësishme që do të na ndihmojnë si shtet, si shoqëri ta përforcojmë komunikimin dhe të krijojmë politika reale ndaj diasporës”.

Në fund të takimit Osmani theksoi se ky proces nuk duhet të jetë përjashtues, por e kundërta, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim gjithëpërfshirës siç është kjo e sotmja, por edhe më tutje gjatë rrjedhjes së tërë procesit, me përfshirjen e të gjithë pjesëmarrësve në jetën shoqërore, për t’u realizuar qëllimi, të kemi Regjistrim të suksesshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat