Kuvendi i Maqedonisë me praktikë të re, do të ketë një ditë për votim të ligjeve

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë me praktikë të re, do të ketë një ditë për votim të ligjeve

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Problemet me kuorum me Kuvend gradualisht vendosin një praktikë të re, atë të shterjes së debatit mbi ligjet dhe caktimin e një dite të veçantë për votim mbi të gjithë ligjeve për të cilat ka përfunduar debati. Shumica prej 61 deputetësh është e nevojshme kur votohet rendi i ditës dhe kur votohet mbi ligjet.

“Absolutisht, Kushtetuta lejon që një ditë të debatohet, analizohet dhe të bisedohet për pikat e rendit të ditës dhe një ditë tjetër të bëhet votimi. Ne e konfirmuam shumicën prej 62 deputetësh dhe kjo do të dëshmohet edhe një herë më 9 mars”, tha Martin Kostovski, LSDM.

Për opozitën, ky është një tentim i pushtetit për të shmangur problemin me shumicën. Megjithatë, nuk kundërshtojnë vendosjen e një dite të caktuar për votim.

“Në Kuvend ka kushtet për debat dhe diskutime mbi ligjet por për fat të keq jo gjithmonë ka kushte për votim. Shumica e ngushtë parlamentare dhe keqkuptime të caktuara individuale janë hendikepi kryesor që Kuvendi të mund të jetë plotësisht efikas”, pohoi Antonio Milloshovski, OBRM-PDUKM.

“Ky votim do të stërzgjatet edhe 90 ditë deri në momentin kur përsëri kryeministri të bëjë tallje me vlerat demokratike dhe t’i mbledhë të gjithë deputetët në mënyra të ndryshme dhe t’i votojë të gjithë së bashku. Ata kanë problem serioz me kuorum. Mënyra se si do ta krijojnë është punë e tyre por megjithatë është problem shumë serioz dhe gjërat do të vinë e të zbardhen në të ardhmen”, pohoi Skender Rexhepi, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

Një ditë më parë Kuvendi debatoi mbi disa pika të rendit të ditës në seancën të cilën e kishte hapur prej kohës. Megjithatë, të gjitha ligjet për të cilat është shterur debati do të vendosen për votim në një ditë, më 9 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat