Mbyllet një objekt hotelerikë në Gostivar, nuk ka respektuar masat kundër coronavirusit

Maqedonia

Mbyllet një objekt hotelerikë në Gostivar, nuk ka respektuar masat kundër coronavirusit

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:24
Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme pas informacioneve paraprake, rreth orës 22:50 policia ka kryer kontrolle në një çajtore në rrugën “18 nëntori” në Gostivar, njoftojnë nga MPB.

Policia ka vërejtur parregullsi rreth orarit të punës gjatë periudhës së pandemisë, respektivisht janë gjetur 11 persona në çajtore.

Pronari M.I. 45-vjeç është arrestuar.

Kurse Inspektorati Shtetërorë ka mbyllur lokalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat